Engjëlli mbrojtës
Kanë kaluar tashmë katër vjet që kur një sëmundje i mori të shoqin dhe akulli në shpirtin e Xhulias, më në fund, po shkrin. Pas një rinie të vështirë, falë Xhimit kishte gjetur një vend të ndryshëm, ku të jetonte dhe shumë miq të dashur, që i kanë qëndruar afër. Kështu, tani vuajtja është transformuar në një ndjenjë të përshkuar nga melankolia dhe mirënjohja për një njeri që, me një gjest të fundit dashurie, i ka lënë dy dhurata të papritura: një këlysh shumë të dashur të racës daneze dhe premtimin se do të vigjilojë gjithmonë mbi të. Tani Xhulia është gati ta besojë të mundur një lumturi të re, por kush do të jetë në krah të saj? Rikardi është padyshim magjepsës dhe di ta bëjë të ndihet si një mbretëreshë, por shumë sjellje dhe veprime të tij e frikësojnë. Nga ana tjetër, Majku është miku i saj më i mirë dhe ndoshta një ndërrim drejtimi romantik mund ta shkatërronte marrëshënien e tyre. Më në fund, zemra e saj i këshillon se është njeriu i duhur për të, duke e bërë të hapë sytë mbi këtë, kurse tjetri është i gabuari, tmerrësisht i gabuari. E dëshmojnë telefonatat e panumërta pa zë, përshtypja se është gjithmonë e përgjuar dhe frika se është në rrezik. Për fat, dikush e mbron...