Na thirrini

Truri i Femijes

Truri i Femijes

Truri i Femijes

  • Kodi: Liber / Edukim&Prinderim
  • Disponueshmëria: Në Stok
  • 12.00€

Në këtë libër praktik, Daniel J. Siegel, neuropsikiatër dhe autor i suksesit të bujshëm të librit Mindsight dhe ekspertja e prindërimit, Tina Payne Bryson, ofrojnë një qasje revolucionare ndaj rritjes së fëmijëve medy-mbëdhjetë strategji kryesore që nxisin zhvillimin e shëndetshëm të trurit, duke çuar në fëmijë më të qetë dhe më të lumtur. Autorët shpjego- jnë zhvillimet e reja të shkencës bashkëkohore, se si janë të lidhura pjesët e trurit të një fëmije dhe se si e arrin ai pjekurinë e plotë të tij. "Truri i sipërm", i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim esipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht te fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje. Duke i vënë në zbatim këto zbulime në prindërimin e përditshëm, ju mund ta ktheni çdo zemërim, grindje apo frikë në një mundësi për të integruar trurin e fëmijës suaj dhe të nxisni një zhvillim të madh jetësor. Truri i fëmijës si tërësi e integruar ju tregon se si të kultivoni një zhvillim të shëndetshëm emocional dhe intelektual, në mënyrë që fëmijët tuaj të mund të kenë një jetë të ekuilibruar, me vlera dhe t'i arrijnë qëllimet e tyre.

Shkruaj koment

    1           5
Captcha