Na thirrini

Mos e Vrisni Mendjen Per Gjera Te Vogla

Mos e Vrisni Mendjen Per Gjera Te Vogla

  • Kodi: Libër- Motivim dhe Zhvillim
  • Disponueshmëria: Në Stok
  • 6.00€

Për më shumë se një dekadë kam punuar me klientë, dhe i kam ndihmuar ata t'i afrohen jetës në mënyrë të pranueshme. Të gjithë së bashku, përballemi me të gjitha llojet e çështjeve - strese, probleme në marrëdhëniet me njëri-tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë, dhe mërzitje të përgjithshme.
Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme - gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot, të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.
Metodat të cilat do t'i lexosh, janë të provuara si shumë të sukses-shme nga klientët dhe lexuesit e mi për shumë vite me radhë. Ato, gjithashtu, prezantojnë mënyrën që mua më pëlqen t'i afrohem jetës time: në shtegun më me pak rezistencë.

Çdo metodë është e thjeshtë dhe e plot- fuqishme dhe do të veprojë si busull orien- timi për të të çuar në drejtimin e një të ardhmje të sigurt dhe të një jetese më të lehtësuar nga stresi. Do të shikosh se shumë nga metodat do të aplikohen jo vetëm në ngjarje të veçanta, por edhe në sfidat më të vështira të jetës. Kur nuk "e vret mendjen për gjëra të vogla" jeta nuk do të jetë e për- sosur, por do të mësosh të pranosh atë çfarë jeta të ofron me sa më pak rezistencë. Sikurse thuhet në filozofinë Zen, kur të mësosh "t'i lësh të kalojnë problemet" në vend që t'u rezistosh me të gjitha fuqitë, jeta jote do të fillojë të rrjedhë lirshëm.

Shkruaj koment

    1           5
Captcha