Na thirrini

Magjia e dashurisë

Magjia e dashurisë

Magjia e dashurisë

  • Kodi: Romane
  • Disponueshmëria: Në Stok
  • 8.50€

Ishin disa gjëra për të cilat Xheremi Marsh ishte i sigurt që nuk do t'i bënte kurrë: Kurrë nuk do ta braktiste Nju Jorkun; kurrë nuk do të dashurohej pasi përjetoi një martesë të dështuar; dhe kurrë nuk do të bëhej prind. Tani ai jeton në një qytet të vogël të Bon Krekut, në Karolinën e Veriut, i fejuar me Leksi Darnell, dashuria e jetës së tij, dhe priste të krijonte familjen e tij. Por kur dukej se jete po i sillte vetëm gëzime një e-mail misterioz, me përmbajtje shqetësuese do të shkaktojë një varg ngjarjesh që do të ndryshojnë rrjedhën e martesës së këtij çifti. Sa mirë e njohim ne atë që dashurojmë? Si të reagojmë ndaj dyshimeve të paevitueshme, frikërave që kanë lidhje me fëmijërinë, që na ngrenë pengesa që ndonjëherë na zënë rrugën? Duke vazhduar historinë e çiftit të ri të prezantuar në bestsellerin e Sparksit TË BESOSH NË MREKULLI, kjo novelë shkakton hidhërim, tension, romancë, dhe befason ata që sapo janë martuar. Një përrallë mahnitëse rreth dashurisë midis një burri dhe një gruaje dhe ndërmjet një prindi dhe një fëmije, MAGJIA E DASHURISË flet për përfundime historish që sjellin histori të reja... për tragjedi që të çojnë në gëzime të papritura... dhe, mbi të gjitha për magjinë e një dashurie të përjetshme.

Shkruaj koment

    1           5
Captcha
Tags: romane