Na thirrini

Jetë plot dashuri

Jetë plot dashuri

Jetë plot dashuri

  • Kodi: Romane
  • Disponueshmëria: Në Stok
  • 8.00€

Në pranverën e vitit 1984, kur frekuentonin liceun, Amanda dhe Donsoni ishin dashuruar me njëri-tjetrin: thellësisht, në mënyrë të pathyeshme. Pavarësisht se u përkisnin dy botëve të kundërta, dashuria e tyre dukej aq e madhe, sa për t'i sfiduar rregullat e jetës së Orientalit, qytezës së Karolinës së Veriut ku ishin rritur. Donsoni, tek i cili kishte lënë shenjë dhuna e familjes së tij, mendonte se ndjenja për Amandën do ta kishte shpërblyer dhe shpëtuar nga një fat vetmie e fatkeqësie. Për Amandën, Donsoni ishte një shpirt i lirë e i pasionuar, gjithçka që edukimi i saj i rreptë prej vajze të përkryer ia kishte mohuar. Por, në mbarimin e asaj vere të fundit, e paparashikueshme dhe e rrufeshme si një shtrëngatë gushti, rrugët e tyre ishin ndarë papritur. Tani njëzet e pesë vjet më pas, Amanda dhe Donsoni takohen sërish në Oriental për varrimin e Tukut, mikut të vjetër që dikur i kishte dhënë strehë pasionit të tyre rinor. Asnjëri prej të dyve nuk ka pasur jetën që shpresonte... dhe asnjëri prej të dyve nuk e ka harruar dashurinë e parë tronditëse, që i kishte ndryshuar përgjithmonë. Ndërsa plotësojnë dëshirat e fundit të Tukut, të shprehura në dy letra, zbulojnë në ato faqe të vërteta të papërfytyrueshme për ata që kanë mbetur, për ata që kanë shkuar përgjithmonë dhe, mbi të gjitha , për lidhjen e tyre. Të detyruar të përballen me kujtime shumë të hidhura, Amanda e Donsoni do të mësojnë arsyet e vërteta të zgjedhjeve të bëra në të kaluarën. Dhe një fundjavë të vetme, më e gjata e jetës së tyre, do të mundin të besojnë, prapë edhe një herë - ndoshta e fundit - se dashuria zgjat përgjithmonë.

Shkruaj koment

    1           5
Captcha
Tags: romane