Na thirrini

Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit

Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit

Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit

  • Kodi: Romane
  • Disponueshmëria: Në Stok
  • 12.50€

Banorët e Litëll Hengëlltaunit e quanin edhe sot e kësaj dite Shtëpia e Ridëllve, edhe pse kishte kushedi sa vjet që familja Ridëll nuk banonte më aty. Ajo qe ndërtuar majë bregores që lartohej përmbi fshat: disa nga dritaret ishin të ngallmuara me gozhdë, çatisë i mungonin mjaft tjegulla dhe në ballinën e saj rritej urthi i egër. Dikur shtëpia e Ridëllve kishte qenë një banesë elegante, pa pikë dyshimi ndërtesa më e gjerë dhe më madhështore në një rreze prej disa kilomentrash... Të gjithë hengëlltaunasit mendonin se shtëpia e vjetër ndillte tersllëk. Pesëdhjet vjet më parë aty kishte ndodhur diçka e çuditshme dhe e llahtarshme, diçka për të cilën kishin qejf të bisedonin banorët më të moshuar të fshatit, kur s'kishin tjetër kë të merrnin nëpër gojë.

Shkruaj koment

    1           5
Captcha
Tags: romane