Na thirrini

Letra e harruar

Letra e harruar

Letra e harruar

  • Kodi: Romane
  • Disponueshmëria: Në Stok
  • 9.00€

Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese e veçantë, me emrin "Farmacia Letrare". Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsam për shpirtin. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim nëpërmjet letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai jeton me kujtimin e së dashurës, e zhdukur krejt papritur duke lënë vetëm një letër. Një zbulim rastësor e i dhimbshëm për të dashurën e tij do ta shtyjë të lërë brigjet e Senës dhe të ndërmarrë një lundrim nëpër lumenjtë e Provansës së bukur, një udhëtim i mbushur me ngjyra, aroma e shije të paharrueshme.
Ky është një himn i mrekullueshëm për librat si dhuratë mençurie e shpëtimi, për ndjenjat e humbura e të gjetura sërish, për shpirtrat e trazuar dhe për shpresën, atë që do të mbushë zemrat e dorëzuara të secilit prej nesh.

Shkruaj koment

    1           5
Captcha
Tags: romane